Një i arrestuar për incidentin e Adeyemit
_741012.jpg)
Hetimet e policisë rreth fyerjeve raciste ndaj futbollistit të Oldham Atheltic, Tom Adeyemi në ndeshjen kundër Liverpoolit në FA Cup të premten kanë sjellë një të arrestuar.
Takimi, që u fitua nga Liverpool 5-1, përfundoi në hije të keqe pasi mbrojtësi Adeyemi shkëmbeu disa fjalë me një spektator në Kop.
Pas ndeshjes filluan hetimet dhe Merseyside Police ka njoftuar të dielën se një 20 vjeçar nga Aintree, Merseyside ishte arrestuar për dyshim për fyerje raciste dhe prishjen e rendit publik.