E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben mbetet në Bayern

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben ka theksuar se dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me klubin, por duhet të pret deri në shkurt ose mars për të caktuar bisedimet.

Pas dy sezoneve përplot me lëndime në Allianz Arena, mesfushori ka thënë se synimi i tij kryesor për vitin 2012 është të qëndrojë i shëndoshë, dhe të konfirmon të ardhmen e tij me gjigantin bavarez.

“Klubi e di se çka mendoj. Ndihem mirë këtu dhe nuk kam arsye të largohem. Përkrahja më ka bërë mirë. Prioriteti im është të luajë sërish dhe të jem i rëndësishëm për ekipin. Bayerni është një klub familjar” tha Robben për tz-online.

“Kurse, sa i përket kontratës (e cila i skadon në qershor 2013), pres të bisedojmë së shpejti, nëse jo në janar atëherë në shkurt ose mars” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›