Kina uron Topallin për emërimin në krye të Kuvendit Shqiptar

Tiranë, 14 shtator NOA - Ambasadori i Kinës, Wang Junling i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit letrën e urimit të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo.
Duke e uruar përzemërsisht Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, ambasadori Junling i dorëzoi personalisht letrën e urimit të Kryetarit Bangguo në të cilën ai shkruan:
Me rastin e rimandatimit të Shkëlqesisë suaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në emër të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës dhe në emrin tim personal, ju shpreh Shkëlqesisë suaj urime të përzemërta dhe të ngrohta.
Ekziston një miqësi tradicionale dhe e thellë midis dy popujve Shqiptar dhe Kinez. Vitet e fundit, marrëdhënia dypalëshe ka pasur një zhvillim të mbarë, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frutdhënës. Asambleja Popullore Kombëtare e Kinës dëshiron të nxisë më tej shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë, për të çuar më tej së bashku zhvillimin përpara të marrëdhënieve Kino-Shqiptare dhe të bashkëpunimit miqësor tha Bangguo.
Për Kryetaren e Kuvendit marrëdhënia mes dy vendeve dhe dy popujve është shumë e veçantë dhe me një traditë miqësie të fortë.
Për ne, tha ajo, bashkëpunimi me Kinën është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbimet e vizitave mes komisioneve parlamentare do të jenë në prioritet e diplomacisë parlamentare deklaroi Topalli.
Duke u ndalur në karakterin ekonomik të diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit theksoi se shkëmbimet e vizitave të komisioneve si ai i ekonomisë apo i bujqësisë që pritet të vijë në nëntor në Shqipëri do të ndikojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")