Kina,Japonia dhe Koreja e Jugut, bashkëpunim për efektet e krizës
Udhëheqësit e Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, vendet me ekonomitë më të mëdha të Azisë, kanë nënshkruar një marrëveshje për të bashkëpunuar në përballimin e ndikimit të krizës globale financiare. Gjatë një samiti në Japoni, ata shpallën masat për stabilizimin e vlerës së ndryshueshme të monedhave të tyre dhe u shprehën se do të shmangnin krijimin e pengesave te reja në shkëmbimet tregtare. Japonia dhe Korea e Jugut janë goditur rëndë nga ngadalësimi global i ekonomisë, i cili ka shenja se ka filluar të ketë ndikim edhe në Kinë. Para disa ditësh, qeveria kineze njoftoi se eksportet e vendit kishin shënuar rënie për herë të parë në shtatë vjet. Aksionet në tregjet financiare në këto tre vende të Lindjes së Largët kanë rënë shumë kohët e fundit, pasi tregjet janë prekur nga pasojat e krizës ekonomike globale. Ndërkohë Japonia, vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë hyrë në recension të thellë, recension i cili është vlerësuar të jetë më serioz se ç'është parashikuar më herët nga ekspertët e ekonomisë. Statistikat tregojnë se japoneze ka pësuar rënie me 0,5 përqind në tremujorin e tretë të vitit.