Kuçi: EULEX-it i duhet menaxhim i ri

Qeveria e Kosovës kërkon nga misioni evropian, EULEX që të jete aktiv dhe të bashkëpunojë fort me institucionet e Kosovës. Në mbledhjen e kabinetit, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, kërkoi që EULEX të mos ketë vetëm një zhvendosje të statuskuosë nga UNMIK-u, por të ketë edhe një menaxhim të ri dhe të ndryshëm. "Ne i kemi dhënë EULEX-it një mandat dhe e kemi bërë pjesë të sovranitetit tonë. Misioni do të ketë mbështetjen tonë nëse do të funksionojë në bazë të akteve juridike kushtetuese", u shpreh Kuçi. Në mbledhjen e radhës, qeveria miratoi edhe 10 projektligje.