E Martë, 3 Nëntor 2026

Kinë- Autobusi i shkollës përplas nxënësit dhe prindërit, humbin jetën 11 prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kinën, ku një autobus shkolle ka përplasur nxënës e prindër, duke u marrë jetën 11 prej tyre.

Ngjarja u regjistrua në provincën Shandong të Kinës, jashtë ambienteve të një shkolle në qytetin Tai’an.

Mes viktimave, 5 ishin nxënës dhe 6 prindër, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Drejtuesi i mjetit “ka humbur kontrollin” e mjetit, raportojnë mediat shtetërore dhe është kapur nga policia. Nuk dihet nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme.

“Deri më tani, gjithsej 11 persona kanë vdekur (përfshirë gjashtë prindër dhe pesë studentë),” konfirmoi media shtetërore kineze.

Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut janë një dukuri e shpeshtë në Kinë. Në korrik të këtij viti, policia tha se një automjet u përplas me një grup këmbësorësh në qytetin qendror të Changsha, duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›