E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 36 të vdekur nga përplasja e autobusit me një autobot

Gazeta Shqip

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Kinës. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka bërë të ditur se, një autobus dykatësh është përplasur me një autobot që transportonte gaz metan. Si rezultat i përplasjes së fortë të dy automjetet u përfshinë menjëherë nga flakët.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pranë qytetit Janan, në provincën Shanksi. Vetëm tre persona arritën që të mbijetonin nga tragjedia dhe mësohet se janë dërguar në spital për të trajtuar plagët.

Raportet thonë se numri i viktimave mund të rritet, pasi është ende e paqartë se sa njerëz kanë qenë brenda autobusit në kohën e aksidentit.
26 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kinë, 36 të vdekur nga përplasja e autobusit me një autobot burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›