E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Damask, gjenden trupat e 200 të vrarëve

Gazeta Shqip

Aktivistët e opozitës siriane kanë bërë të ditur se kanë gjetur trupat e së paku 200 personave në qytetin Daraja, pranë kryeqytetit të vendit, Damask.  Sipas, aktivistëve ata janë vrarë të gjithë në një distancë të afërt dhe me gjakftohtësi nga forcat qeveritare dhe se në mesin e tyre ka edhe gra.

Lajmi mbetet i vështirë për tu konfirmuar nga mediat ndërkombëtare për shkak të mundësisë së vogël për të komunikuar me zonën që është përfshirë nga një luftë e përgjakshme, por ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Siri ka thënë se: forcat tona heroike kanë pastruar Darajan nga mbetjet e grupeve të armatosura terroriste.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, të shtunën u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe të ndërhyjnë për të parandaluar katastrofën në provincën e rrethuar të Homsit.

26 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Masakër në Damask, gjenden trupat e 200 të vrarëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›