Kinë, 41 meksikanë izolohen për shkak të gripit
Pekin -Të paktën 41 persona nga Meksika, u izoluan sot nga autoritetet kineze, duke urdhëruat marrjen e masave të karantinës pas infektimit nga gripi i derrave në Azi, bënë të ditur sot burime diplomatike meksikane në Pekin. ''Të paktën nëntë shtetas meksikanë janë izoluar në një hotel në Pekin, 26 në një hotel në Shangai dhe gjashtë të tjerë në Kanton'', deklaroi një zyrtar meksikan në kryeqytetin kinez. Kina urdhëroi dje ndërprerjen e fluturimeve mes Meksikës dhe Shangait pas konfirmimit të rastit të rastit të parë me virusin e gripit të A (H1N1) në Azi.
''Gjithashtu dhe Meksiko u kërkoi shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Kinë si shpagim për masat e marra nga Pekini'', njoftoi dje ministrja meksikane e Punëve të Jashtme, Patricia Espinosa. Espinosa denoncoi vendimin e marrë nga disa vende latino-amerikane për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve me Meksikën.