E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi i gripi të derrave mbërrin edhe në Itali

Romë - Italia regjistron rastin e parë të një pacienti të prekur me gripin e derrave. Ai është një burrë 53-vjeçar, i cili ka qëndruar në spital për disa ditë, ndërsa tani është i shëruar.

I prekuri nga virusi H1N1 ishte kthyer pak kohë më parë nga Meksika, dhe në analizat e kryera kishte rezultuar pozitiv. Aktualisht tek ai nuk paraqitet asnjë simptomë e sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë në internet bilancin më të fundit të përhapjes së gripit të derrave. Italia është vendi i 16-të në botë që konfirmon praninë e këtij virusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›