E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 2 ushtarë dhe 13 militantë të vrarë

Luftimet e sotme pranë kufirit të Pakistanit me Afganistanin lanë të vrarë dy ushtarë pakistanezë dhe 13 militantë talebanë. Gjithçka nisi kur militantët sulmuan një post bllok në rajonin Mohmand, zonë e cila njihet si strehë e talebanëve.

Ky sulm pason atë të disa ditëve më parë, ku ushtria u ndesh me talebanët në rajonin e Bunerit, në të cilën gjetën vdekjen 60 persona. Talebanët janë përgjegjës për një seri sulmesh ndaj kamionëve te NATO-s me furnizime për personelin në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›