Kinë, 95 të mbijetuar pas shembjes së minierës

Ka shkuar në 95 numri i minatorëve të mbijetuar pas shembjes së një miniere në veri të Kinës që ndodhi disa ditë më parë.
27 minatorë janë mundur të nxirren në sipërfaqe.
Trupa e kërkim-shpëtimit kishin mundur vetëm dje të futen në minierë deri ne vendin e shembjes.
Miniera ndodhet në Wangjialing, në rajonin e Shanxi.