Shpërthim i ri në Dagestan
Një bombë shpërtheu në një hekurudhë në provincën ruse të Dagestanit në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke nxjerrë nga shinat një tren mallrash.
Ngjarja ndodh disa ditë pas shpërthimit kamikaz që shkaktoi vdekjen e 12 personave.
Lajmi u publikua nga agjencitë ruse të lajmeve, sipas të cilave nga incidenti nuk pati të plagosur.
''Dalja nga shinat e trenit që shkonte nga Moska në Azerbajxhan shkaktoi përmbysjen e tetë vagonëve'', thanë agjencitë ITAR-Tass dhe Interfax, duke cituar zyrtarë të policisë dhe të emergjencave.
Javën e kaluar Rusia u përfshi nga një seri shpërthimesh vetëvrasëse në Moskë dhe në Dagestan, që u shoqëruan me vdekjen e më shumë se 50 personave.
Sulmet me të përgjakshme ishin ato të ndërmarra në Moskë javën e kaluar, kur dy sulmuese vetëvrasëse hodhën vetën në ajër në metronë e Moskës, duke vrarë me këtë rast 39 persona dhe duke lënduar me dhjetëra të tjerë.
Menjëherë pas këtyre sulmeve, presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, qëndroi për vizitë në Dagestan, nga i cili rajon ishte njëra nga sulmueset vetëvrasëse dhe premtoi masa të ashpra kundër terrorizmit.