E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, mbahet konferenca për çarmatimin bërthamor

Irani sot ka njoftuar për planet për mbajtjen e një konference për çarmatim atomik, më vonë këtë muaj.
Neogicatori për çështje bërthamore i Iranit, Said Xhelili, ka thënë se "kinezët e kanë mirëpritur nismën dhe do të marin pjesë", në këtë tubim, që pritet të mbahet më 17 dhe 18 prill në Iran.
Nga ana tjetër, një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Kinës, ka thënë se Pekini ende nuk ka marrë vendim për të marrë pjesë apo jo në këtë konferencë.
Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe deri tash u ka rezistuar planeve të OKB-së për sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.
Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvilloj armatim bërthamor, por Teherani insiston se programi i tij atomik është vetëm për qëllime civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›