Kinë: Arrestohet presidentja e kompanisë së qumështit të infektuar
Autoritetet kineze kanë ndaluar presidenten e pushuar nga puna të një kompanie, e cila ka qenë në qendër të një skandali lidhur me qumështin e fëmijëve të infektuar me lëndë kimike.
Media shtetërore tha se vendimi për arrestimin e zonjën Tian Uenhua, presidente e kompanisë Sanlu Grup, u bë pas një hetimi të kujdesshëm ndaj kompanisë. Sanlu ishte fillimisht fokusi kryesor në hetimin e Kinës për skandalin e qumështit të infektuar, për shkak të të cilit kanë vdekur tre foshnje në Kinë dhe janë sëmurur mbi 6 mijë të tjera.
Deri tani, autoritetet thonë se inspektorët gjetën lëndën kimike të melaminës në qumështin pluhur të prodhuar nga 22 kompani kineze. Ministri i shëndetësisë i Kinës tha se 158 foshnje të sëmura vuajnë nga mosfunksionimi akut i veshkave.
Foshnjet u sëmurën pasi pinë qumësht të infektuar me melaminë. Disa nga
kompanitë eksportuan qumësht, por nuk është e qartë, në se janë sëmurur
fëmijë të tjerë jashtë Kinës. //rd//