E Martë, 3 Nëntor 2026

Kinë/ Borxhi shqetëson qeverinë, ekspertët ofrojnë zgjidhje për të minimizuar efektet

Kina do të koordinojë mbështetjen financiare për të zgjidhur problemet me borxhet që kanë njësitë e qeverisjes lokale në vend.

Në një deklaratë, që u publikua pas takimit të kryerregullatorëve financiarë me ata të letrave me vlerë, Banka Qendrore e Kinës bëri të ditur se departamentet financiare duhet të koordinojnë mbështetjen për të adresuar rreziqet që vijnë nga borxhet e qeverisjes vendore, të shtojnë mjetet për të parandaluar dhe adresuar borxhe të tilla, të përforcojnë monitorimin e borxhit dhe të punojnë në drejtim të shmangies së riskut sistemik.

Analistët besojnë se paketa e koordinuar e shpëtimit do të përfshijë kombinimin e fondeve shtesë ose kanaleve të rifinancimit, si dhe shtyrjen e pagesave të borxhit dhe me gjasë ristrukturimet e borxheve.

Bashkitë me borxhe paraqesin një rrezik për ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare të kinës, pas vitesh të tëra mbiinvestimesh në infrastrukturë, si dhe rritjes së kostove për të mbajtur nën kontroll COVID-19.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›