Turqi/ Autobusi përfundon në kanal, humbin jetën 12 persona, plagosen 19 të tjerë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Turqi, ku 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur.
Autobusi ishte nisur nga Sivas për në Stamboll në momentin që shoferi i autobusit ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe më pas përfundoi në një kanal pranë qytetit qendror të Turqisë, Yozat. Si pasojë e përplasjes së fortë, 11 persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar, ndërsa mediat vendase raportojnë se duket se ka ardhur si pasojë e “pakujdesisë” së drejtuesit të mjetit.
/rtsh.al/