E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë/ Ekzekutohet britaniku, akuzë për kontrabandë droge

Një shtetas britanik u ekzekutua në veriperëndim të Kinës me akuzën e kontrabandës së drogës. Kjo është hera e parë prej 50 vjetësh që një qytetar i një vendi evropian ekzekutohet në Kinë. Pjesëtarët e familjes së Akmal Shaikh kanë provuar deri në minutën e fundit që përmes lutjeve për falje ta shpëtojnë atë nga zbatimi i dënimit me vdekje. Kina kishte refuzuar më parë edhe një apel për falje të Kryeministrit britanik Gordon Brown. Britaniku me prejardhje nga Pakistani i cili po jetonte në Londër kishte fluturuar në vitin 2007 nga Taxhikistani në Urumçi ku është arrestuar me një valixhe në të cilën ishin fshehur katër kilogramë heroinë. Në tetor të vitit 2008 në një proces që zgjati gjysëm ore atij iu dha dënimi me vdekje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›