E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine-Japoni vazhdojne grindjet

Mosmarreveshjet

Kina i ka kerkuar Japonise qe te liroje pa kushte kapitenin e ekuipazhit te nje anijeje peshkimi te kapur ne ujera te diskutuara territoriale. Perplasja mes dy vendeve qe perbejne edhe ekonomite me te medha aziatike u pershkallezua kur ministri i jashtem kinez Yang Jiechi thirri perseri ambasadorin japonez ne Pekin per te bere nje proteste zyrtare. Anija kineze e peshkimit u perplas mes dy anije patrullimi japoneze ne fillim te javes prane ishujve qe pretendohen si nga Kina ashtu edhe Japonia. Japonezet dyshojne se anija kineze qellimisht u perplas me barkat japoneze. Autoritetet jane duke marre ne shqyrtim ceshtjen nese kapitani kinez duhet apo jo qe te paditet per incidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›