E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastori amerikan ndalon djegien e Kuranit ne pervjetorin e 11 shtatorit

SHBA Pas nje presioni te madhe dhe nga komuniteti myslyman dhe laik nderkombear

Kreu i nje kishe te vogel ne Floride e ka pezulluar per momentin planin e tij per te djegur kopie te Kuranit pas presionit te madh te ushtruar nga administrata Obama dhe reagimi nderkombetar. Terry Jones kishte thene fillimisht se do ta anulonte kete veprim qe behej me qellim qe te perkonte me pervjetorin e sulmeve te 11 shtatorit. Por me vone ai tha se vetem po e pezullonte kete plan duke pretenduar se ishte genjyer per nje marreveshje qe thote se kishte arritur lidhur me planin per ngritjen e nje qendre kulturore Islamike prane vendit ku ngriheshin Kullat Binjake ne Nju Jork. Pastori Terry Jones mund te kete menduar se kishte nje marreveshje por ne Nju Jork ndertuesi edhe Imami i qendres Islamike te komunitetit dhe te xhamise thane se nuk dinin gje lidhur me kete. Imami Feisal Abdul Raoof tha permes nje deklarate se nuk kishte folur me pastorin apo me Imamin ne Floride qe ofroi te mundesoje nje takim tre palesh. Imami Raoof tha se nuk ata nuk do te benin as lojera me besimin dhe as nuk kishin ndermend te benin pazare. Ndertuesi i qendres islamike ne Nju Jork i quajti false deklaratat per spostim te qendres. Presidenti Barack Obama i beri thirrje urgjente te entjen pastorit.Permes nje interviste televizive ne kanalin ABC presidenti e cilesoi planet e pastorit destruktive dhe mundesi per te rekrutuar per Al Kaeden. Presidenti tha se shpresonte qe pastoriTerry Jones do te degjoje sic u shpreh engjejt me te mire dhe te anuloje djegien e planifikuar per te shenuar pervjetorin e sulmeve te 11 shtatorit. Indonezia Pakistani dhe India qe te gjitha vende me popullsi te madhe myslimane i kane bere thirrje presidentit Obama qe te veproje. Autoritetet amerikane thone se aftesia e tyre per te nderhyre eshte e kufizuar nga kushtetuta amerikane. Terry Jones qe drejton nje bashkesi fetare te vogel pat deklaruar se8232se djegia do te ishte nje menyre per ti bere qendrese terrorizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›