Nxirret nga arkivat flamuri i pare i Pavaresise
Ka qene pjese e nje koleksioni prej 13 flamujsh qe ruhet prej vitesh ne fondin e etnografise ne Qendren e Studimeve Albanologjike. Restauruesi Frederik Stamati thote se pas nje studimi vertetohet qe ka qene flamuri i ngritur nga Ismail Qemali ne seline e Vlores me 1913
Ndonese ende nuk ka asnje te dhene se ku mund te gjendet flamuri qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore per pavaresine specialistet pretendojne te kene identifikuar ate te 1913-s. Ky flamur u ngrit ne godinen e qeverise se Vlores ne pervjetorin e pare te Pavaresise. Restauruesi Frederik Stamati i cili prej disa kohesh po punon per identifikimin e 13 flamujve qe gjenden ne fondin e etnografise ne Qendren e Studimeve Albanologjike thote se mes tyre ka gjetur edhe flamurin me te cilin u festua pervjetori i pare i Pavaresise. Gjate kerkimeve qe beme ne Arkivin e Shtetit per te identifikuar flamujt qe ruhen nder vite vec flamurit te Luftes se Vlores i vitit 1920 se fundmi identifikuam edhe flamurin e pervjetorit te pare te Pavaresise thote Stamati. Studimi eshte bazuar kryesisht ne tri fotografi te kohes ku flamuri tregohet ne tri pozicione te ndryshme dhe ne ato pak dokumente te shkruara qe dokumentojne ngjarjen historike. Dimensionet e flamurit qe ruhet ne arkiv jane 1.70 x 1 meter. Flamuri eshte prej stofi te leshte ku eshte qendisur shqiponja. Anash ka nje bordure metalike me zbukurime qe ne sy mendohet te jete tunxh por analizat ende nuk jane kryer per ta vertetuar kete. Nese e shohim me kujdes flamuri ka ne njeren ane nje te palosur qe sherbente per te kaluar shtiza dhe ne anen tjeter nje litar qe sherbente po ashtu per te fiksuar flamurin. Dimensionet e flamurit te llogaritura ne rruge matematike jane te njejtat me flamurin qe na shfaqet ne fotografi. Per ti shkuar me tej studimit ne baze te tri fotografive te 1913-s qe na ofrojne tri pamje te ndryshme te flamurit permes nje aparature te avancuar kemi mundur te afrojme pamjen e shqiponjes per te bere krahasimet. Ndonese pamjet nuk jane plotesisht te qarta kemi mundur te marrim nje pamje te shqiponjes qe ashtu si ne flamurin qe zoterojme sot eshte e spostuar dhe jo ne qender shprehet Stamati. Sipas tij verifikime jane bere edhe ne Muzeun e Pavaresise ne Vlore. Ne fakt nuk dihet as data e sakte dhe as personi qe mund ta kete dorezuar kete flamur per tu ruajtur ne fondet e bibliotekes dhe muzeut historik te dikurshem te ndertuar ne fillim te viteve lsquo30. Sipas Stamatit meqenese disa dokumente qe datojne nga 1932-1936 flasin per nje flamur te ngjashem me ate qe eshte marre ne shqyrtim kjo duhet te jete edhe koha e dorezimit te flamurit qe u ngrit ne seline e qeverise se Vlores ne pervjetorin e pare te pavaresise me 1913. Dhjete vjet me pare ende pa e ditur ngjarjen historike me te cilen lidhej ky flamur eshte bere nje nderhyrje shpetuese. Sipas Stamatit ka nevoje per nderhyrje te tjera restauruese para se ky flamur te behet i denje per tu ekspozuar. Ne mungese te fakteve te mirefillta kjo hipoteze mbetet per tu marre ne konsiderate.