Kine dhjetera viktima nga rreshqitjet e tokes
Vazhdon të jetë e rëndë situata në Kinën Jugperëndimore si rezultat të rrëshqitjes së tokës.
Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht në provincën Hunan. Mediat shtetërore raportojnë se numri i viktimave ka arritur në 46, mes të cilëve 19 fëmijë, ndërkohë që disa persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.
Me dhjetra shtëpi janë shembur, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm.
Sipas medias shtetërore, shkaku që shkaktoi rrëshqitjen e tokës, është duke u hetuar. Katastrofat natyrore si rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet janë fenomene të shpeshta në rajonin e Junan në Kinën jugperëndimore.
Tetorin e kaluar, rrëshqitjet e tokës shkaktuan vdekjen e mbi 18 nxënësve në një shkollë.
Ndërsa gjatë 2012 me dhjetra fshatra në këtë provincë janë goditur nga tërmetet, ku kanë humbur jetën të paktën 80 persona dhe janë shkatërruar me mijëra ndërtesa.