Shkoder kryeplaku vret fqinjin

Sherri për kufirin e oborreve dhe 3 pula u bë shkak për një vrasje në Berdicë të Shkodrës. Sipas policisë kryeplaku i fshatit Berdicë Hilë Caku 50 vjec, njëkohësisht edhe punonjës pyjor ka vrarë fqinjin e tij Lazer Paloken 50 vjec.
Policia menjëherë ka bërë arrestimin e autorit të krimit si dhe sekuetroi armë me të cilen e realizoi atë. Nga vetë dëshmia e të arrestuarit ngjarja ka nisur për tre pula. Viktima tre ditë më parë i kishte rrahur djalin autorin me preteksin se i kishte vjedhur pulat. Për këtë arsye Caku i kishte kërkuar sqarim Palokës dhe te premten kishin lënë takim.
Por ndërsa pritej që konflikti të sheshohej, burrat kanë nisur të shahen me njeri tjetrin. Më pas Caku i cili ishte i armatosur, ka qelluar mbi Palokën të cilin e la të vdekur në vend. Policia po heton per zbardhjen e plote te ngjarjes.