Kine diskutohet plani i ardhshem ekonomik

Partia Komuniste ne Kine po mban takimin e saj vjetor ne Pekin i cili ka ne fokus planin ekonomik per pese vitet e ardhshme.
Axhenda e takimit mbahet sekrete por sipas mediave shteterore autoritetet duan qe konsumatoret kineze te blejne me shume produkte vendase me qellim stimulimin e ekonomise.
Analistet do te kerkojne gjithashtu te zbulojne se cili mund te jete lideri i ardhshem i Kines qe do te vije ne detyre ne vitin 2012.
Takimi zhvillohet pavaresisht polemikave te shumta qe linden lidhur me respektimin e te drejtave te njeriut ne Kine.
Me heret gjate javes 23 veterane te Partise Komuniste bene thirrje per dhenien fund te kufizimeve mbi lirine e shprehjes.
Permes nje letre ata e cilesuan sistemin censurues ne Kine si nje skandal dhe nje turp per vendin.