Mbrojtja Britania shqeteson SHBA

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka pranuar se Uashingtoni eshte i shqetesuar per planin e qeverise britanike per te shkurtuar buxhetin per sektorin e mbrojtjes.
NATO duhet te mbahet ashtu sic ka qene aleanca mbrojtese me e suksesshme ne historine e botes ka deklaruar Clinton per BBC.
Deklaratat e shefes se diplomacise amerikane vijne nje jave para rishikimit te shpenzimeve mbi mbrojtjen kur do te publikohet edhe plani.
Departamenti i Thesarit ka kembengulur qe reduktimi te behet me 10 per qind te 37 miliarde sterlinave qe eshte buxheti i Ministrise se Mbrojtjes mes viteve 2011-2015.
Por nga ana tjeter figurat kyce te ushtrise se Mbreterise se Bashkuar insistojne se kapacitetet e sektorit te mbrojtjes duhet te mbahen te pandryshueshme.