E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine festohet 61 vjetori i themelimit

Lideret me te larte dhe mijera perfaqesues nga shoqeria kineze dhe ushtria vendase kane shenuar 61-vjetorin e themelimit te Republikes Popullore te Kines me nje ceremoni madheshtore te mbajtur te premten ne sheshin Tiananmen.

Sheshi Tiananmen qe eshte edhe hapesira me e madhe publike ne bote u mbulua nga nje det lulesh ne pergatitje te ceremonise e transmetuar edhe ne televizionin shteteror kinez. Hapja zyrtare e ceremonise eshte bere nga Jiah Ching-Lin.

Presidenti Hu Jintao dhe tete anetare te larte te isntancave drejtuese te vendit iu bashkuan festimeve qe nisen me himnin kombetar kineze e me pas me disa minuta heshtje per te nderuar heronjte komuniste kineze dhe martiret. Nderime nga presidenti kryeministri Wen Jiabao e te tjere jane bere edhe per ish liderin Mao Zedung.

Gjate ceremonise jane zhvilluar parade ushtarake parakalime si dhe marshime nga te pranishmit. Nje nga detajet interesante te ceremonise ishte edhe perfaqesimi i Kines me 56 kostume etnike tradicionale. 1 tetori shenon 61-vjetorin e dites se Mao-s i cili shpalli themelimin e Republikes Popullore te Kines ne tribunen e sheshit Tiananmen pikerisht ne 1 tetor te 1949. Festime jane zhvilluar edhe ne Hong Kong.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›