E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e shamise ne programin e qeverise

Holande Me ne fund bihet dakord per nje qeveri ne minorance e cila do te bashkepunoje me Wilders

Nje ndalim i veshjes se plote te shamise se kokes ne Holande do te jete pjese e programit te qeverise se ardhshme te koalicionit. Liberalet dhe kristian-demokratet i kane bere leshime antiislamikut Geert Wilders ne menyre qe te kishin mbeshtetjen e tij ne qeverine e pakices. Kjo marreveshje per qeverine e re i jep fund muajit gjate te cilit gjithcka kishte mbetur pezull per shkak se asnje parti pas zgjedhjeve te fundit te pergjithshme nuk kishte mundesi qe te krijonte qeverine e saj. Kjo qeveri do te ratifikohet ne nje takim te posacem te shtunen. Pakti perfshin planet per nje reduktim te buxhetit ne masen e 18 miliarde eurove deri ne vitin 2015 permes nje sere shkurtimesh te shpenzimeve. Ai gjithashtu shtrengon edhe rregullat ne lidhje me emigracionin duke shtuar njeherazi numrin e policeve. Reformat e rendesishme do te realizohen ne Holande ka deklaruar lideri i Partise Liberale Mark Rutte. Pakti qe ai prezantoi quhet Liri dhe pergjegjesi.

Sipas tij qeveria kerkon qe tia ktheje vendin serish punetorit holandez. Partia Liberale dhe ajo Kristian-Demokrate kane 52 vende se bashku ne nje Parlament me 150 vende dhe propozuan qe te formojne nje qeveri pakice. Kjo qeveri do te kete nevoje edhe per 24 deputetet e Partise se Lirise per te miratuar ligjet qe ka ndermend te coje ne Parlament.

Ne marreveshjen e re Rutte do te behet Kryeminister duke formuar nje kabinet me CDA. Kjo marreveshje ka inatosur disa anetare te CDA-se te cilet nuk duan qe ta shohin veten ne bashkepunim me ekstremistin e djathte Wilders. Por partia vendosi qe te bente nje kompromis dhe lidhje te tille pas nje takimi maratone qe i dha edhe jete koalicionit. Mosdeshira e deputeteve per te bashkepunuar me Wilders ka te beje me pikepamjet e tij shume ekstremiste per ceshtje te ndryshme kryesisht per ato te emigracionit.

Holanda eshte drejtuar nga nje qeveri kujdestare qe nga muaji shkurt kur nje koalicion i drejtuar nga lideri i CDA-se Jan Peter Balkenende u rrezua pas nje zenke ne lidhje me vazhdimin e pjesemarrjes se trupave holandeze ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›