E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Thaci i ben oferte per AAK-se

Kriza qe ka kapluar institucionet e Kosoves pas doreheqjes se presidentit Sejdiu e ka detyruar kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci qe ai te kerkoje mbeshtetje edhe nga partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Keshtu shkruajne mediat kosovare sipas te cilave kryministri Thaci i ka bere oferte drejtuesve te kesaj partie qe nese ata mbeshtesin bisedimet me Serbine atehere qeveria qe ai drejton do ti mbeshtese shpenzimet per procesin gjyqesor ndaj Ramush Haradinajt dhe do te kete parasysh kerkesen e tyre qe zgjedhjet te mos mbahen kete vit.
Sipas mediave kosovare kete oferte kreu i ekzekutivit ia ka bere nenkryetarit te pare te AAK-se Blerim Shala dite me pare.
Thaci i ka propozuar Blerim Shales qe qeveria te ndaje mjete ne vlere prej 1 milion per ta financuar mbrojtjen e Ramush Haradinajt por me kusht qe AAK-ja te mbeshtese procesin e bisedimeve me Serbine thone burime brenda AAK-se te cituara nga mediat kosovare.
Madje sipas ketij burimi Thaci e ka siguruar Shalen qe nese AAK e mbeshtet ekzekutivin atehere zgjedhjet ne vend nuk do te mbahen pa pelqimin e AAK-se e cila ka kerkuar qe ato te mos mbahen pa kthimin e Ramush Haradinaj.
Zedhenesi Memli Krasniqi ka thene se shefi i qeverise ka takuar nenkryetarin e pare te AAK-se por ai nuk ka qartesuar se per cfare eshte folur ne ate takim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›