E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, gjenden marinarët e anijeve të mbytura

Pekin - Marinarët kinezë të zhdukur pas mbytjes së pesë anijeve në Gjirin e Bohait janë gjetur nga rojet bregdetarë. Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale, të cilat deklarojnë se dy helikopterë kanë arritur të gjejnë dhe të shpëtojnë të gjithë marinarët e rrezikuar në provincën Shandong, në brigjet e së cilës u mbytën edhe anijet.

Lajmi për mbytjen e anijeve ishte njoftuar më parë nga agjencitë kineze të lajmeve. Shkak i mbytjes së tyre u bë moti i keq që përfshiu brigjet verilindore të Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›