E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo më lëmoshë

Laç -Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Laçit për të nisur turin për prezantimin e Programit të Ri Qeverisës, i cili do të marrë jetë pas fitores së 28 qershorit. “Sot dua të fokusohem tek mbrojtja sociale dhe kujdesi social. Duke besuar se në Shqipërinë e sotme ka jo vetëm një varfëri të dukshme, të prekshme dhe therëse në katër anët e vendit, por ka edhe një hendek të madh mes një shumice gjithmonë e më të varfër, që shtohet përditë dhe një pakicë gjithmonë e më të pasur që pakësohet përditë, në kuptimin që të ardhurat shkojnë përditë duke u përqendruar te një pjesë e vogël njerëzish, ndërkohë që mungesa e të ardhurave bëhet e ndjeshme gjithmonë për një pjesë më të madhe njerëzish”-theksoi Rama para simpatizantëve.

Kreu socialist tha se programi është ndërtuar mbi 7 shtylla kryesore. Rama ka zgjedhur pikërisht qytetin e Laçit, i cili është shumë më i varfër se kurrë sot, për të shpalosur një nga shtyllat e programit të tij: Politikat Sociale.

“Ajo që do të përbëjë shtyllën themelore të këtij programi, do të jetë zëvendësimi i ndihmës ekonomike si lëmoshë, me ndihmën ekonomike si mundësi reale si punësim dhe kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet e në shoqëri. Unë jam besimplotë, se në fund të mandatit tonë të parë, varfëria ashtu siç e matim sot, do të përgjysmohet. Vlerësimi ynë është se varfëria reale, është rreth 40 % dhe në zonat malore kalon mbi 50 %. Aktualisht 1 në 5 shqiptar jeton me më pak se 2 $ në ditë, ndërsa 1 në 10 jeton me më pak se 1 $ në ditë”-vijoi kryesocialistit Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›