Kinë, inflacioni arrin pikën më të lartë në 28 muajt e fundit

Inflacioni në Kinë ka arritur në 5.1 për qind, më i larti në 28 muajt e fundit, gjë që paralajmëron se normat e reja të interesit do të rriten.
Shkalla e inflacionit, e matur nga indeksi i çmimeve të konsumit, ka pësuar rritje më të madhe nga sa priste tregu.
Inflacioni ka shkaktuar më parë trazira në kinë, kur familjet e varfra harxhonin më shumë se gjysmën e të ardhurave në ushqime.
Qeveria ka paralajmëruar se do të marrë masa të forta kundër të gjithë atyre që manipulojnë çmimet e ushqimit. Qeveria ka marrë një sërë masash për të shtrënguar politikën monetare dhe për të rritur furnizimin me mallra kryesore.