E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Meta:Të angazhuar për të përballuar dëmet

Qeveria është e angazhuar për të përballuar pasojat dhe dëmet nga përmbytjet në Shkodër. Kështu është shprehur Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i METE-s Ilir Meta në një konferencë të organizuar nga Dhoma e tregtisë për përmbytjet në veri të vendit.

“Qeveria është e angazhuar për të përballuar të gjitha pasojat dhe dëmet e përmbytjeve por natyrisht ajo që nuk mund të vlerësoeht edhe solidariteti njerëzor i cili ka përfshirë gjithë qytetarët anembanë vendit” theksoi Meta.
 

Ai gjithashtu theksoi se situata nga përmbytjet është nën kontroll të plotë dhe theksoi se falë një organizimi shumë të mirë nuk ka bilanc negativ për sa i përket jetës së banorëve.

Gjithashtu zëvendëskryeministri Meta falendoroi biznesin për ndihmën e dhënë për banorët e përmbytur në qarkun e Shkodrës duke bërë që ata të sigurojnë bazë ushqimore për bagëtinë deri në pranverë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›