Bozdo: Duhet reformë në sistemin e inspektimeve

Zëvendësministri i ekonomisë Eno Bozdo ka deklaruar se është e domosdoshme një reformë në sistemin e inspektimeve.
Në një konferencë me donatorët Bozdo ka theksuar se kjo reformë është mjaft e rëndësishme pasi do të ketë një impakt në klimën e biznesit dhe në sektorin e inspektimit.
“Sot Shqipëria nuk ka proceduar për të drejtat dhe detyrimet të harmotizuara së bashku për sistemin e inspektimit. Kërkesa e inspektimit arrin në 1 mijë euro për çdo biznes në vit dhe kjo shifër është larg mesatares të vendeve të Bashkimit Europian” theksoi Bozdo.
Sipas tij taks forca ka vendosur për hartimin e një ligji horizontal për sistemin e inspektimit duke theksuar se duhet të reduktohet edhe numri i inpspektoriateve.
“Numri i i inpektoriateve duhet të reduktohet 35-12 dhe duhet të krijohet një institucion tjetër që do të luajë një rol të inspektoriatit qëndror, një trupe monitoruese, vlerësuese që do të japë edhe rekomandime” theksoi Bozdo.
Gjithashtu Bozdo ka theksuar se projekti i ri është i rëndësishëm pasi është një hap cilësor në sistemin rregullator në Shqipëri dhe merr përsipër të adaptojë edhe prejektet më të mira të Bashkimit Europian.