E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine lirohet nje tjeter disident

Autoritetet kineze kanë liruar një tjetër disident. Hu Jia është lënë i lirë nga burgu dhe është bashkuar me familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij. Zoti Jia, 37 vjec, bëri tre vjet e gjysmë burg për “nxitje të përmbysjes së regjimit”.

Por afati i tij i burgimit mori fund ditën e diel. Jashtë shtëpisë së tij në dalje të Pekinit ndodhen forca të shumta policie, që tregojnë se disidenti është në një lloj arresti shtëpiak.

Lirimi i Jia vjen vetëm pak ditë pas atij të artistit Ai Weiwei, ditën e mërkurë. Burgimi i Weiwei në prill shkaktoi një reagim global për lirimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›