Irani, akuza perëndimorëve për uljen e çmimit të naftës

“SHBA-ja dhe vendet evropiane po bëjnë gjithçka për të ulur artificialisht çmimet e naftës”, theksoi Khatibi, vendi i të cilit drejton organizatën e vendeve prodhuese dhe eksportuese të naftës.
“Vendimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (AIE) për të marrë nga rezervat e saj strategjike për të rikompensuar mungesën e ofertës do të sjellë një ulje të çmimeve në mënyrë artificiale, për shkak të presioneve të SHBA-së”, deklaroi Khatibi, duke shtuar se kjo ulje nuk do të zgjasë.
“Rezervat strategjike janë limituar dhe këto vende do të jenë të detyruara në të ardhmen të blejnë naftën e tyre akoma më shtrenjtë”, theksoi ai, duke konfirmuar se vendet perëndimore nuk do të mund ta vazhdojnë për një kohë të gjatë këtë politikë.
Për të tretën herë radhazi në historinë e AIE-së, anëtarët kanë vendosur të përdorin rezervat e tyre strategjike duke nxjerrë në treg 60 milionë fuçi naftë për një periudhë kohore prej një muaji. Menjëherë pas këtij njoftimi të AIE-së, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm.
/Start/
2011-06-25 19:26