E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, sot seanca e pare parlamentare pas zgjedhjeve

SHKUP-Parlamenti i Maqedonisë sot do të mbajë seancën e parë konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e 5 qershorit.
Në rendin e ditës të kësaj seance të parë të përbërjes së re parlamentare do të jenë në rend dite zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, zgjedhja e komisionit të verifikimeve, verifikimi i mandateve si dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Sic është paralajmëruar sot pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe se jozyrtarisht kjo detyrë do të vazhdojë ti takoje VMRO-DPMNE-së.

Pas konstituimit të Parlamentit, presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov gjatë 10 ditëve të ardhshme do të duhet që t’i jap mandatin liderit të partisë që ka fituar në zgjedhje, në këtë rast VMRO-DPMNE për të formuar Qeverinë. Më pas i mandatuari, Nikolla Gruevski në afat prej 20 ditëve duhet të propozojë kabinetin e tij qeveritar. Përbërja e re parlamentare do të numërojë 123 deputetë, pasi për herë të parë në karriget e institucionit legjislativ do të ulen tre deputetë nga diaspora. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit VMRO-DPMNE ka fituar 56 deputetë, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›