Kinë, ndërtohet një tempull në majë të një qiellgërvishtësi
PEKIN- Çatia e ndërtuar me pllaka xhami e zbukuruar me portrete sfinksash, ky tempull në Kinën Jugore duket mjaft tradicional, përveç se është ndërtuar në majë të një kulle banimi 21 katëshe.
I rrethuar nga gjelbërimi, ky tempull është i zbukuruar me skulptura të kafshëve mitologjike në pjesën e sipërme të çatisë, duke rënë në sy nga ndërtesat e tjera të qytetit Shenzhen, njoftoi dje e përditshmja kineze Yancheng Evening News.
"Është shumë e vështirë që një ndërtesë në majën e një kulle të autorizohet. Jam pothuajse i sigurtë se kjo ndërtesë është e paligjshme", deklaroi Liu Minxing, një zyrtar lokal i intervistuar nga e përditshmja kineze.
"Hiri aty ka mbetur, për vite me rradhë, këtu ka qenë një ndërtesë private", u shpreh një banor i zonës.
Një agjent imobiliar i lagjes theksoi se apartamenti në katin e fundit të kullës vlerësohej me 1,8 milionë euro, të gjithë banorët e ndërtesës ishin "ose drejtues të rangut të lartë ose jashtëzakonisht të pasur".
Nuk lejohet për të gjithë adhuruesit të djegin temjan në këtë tempull, pasi kontrollohet rreptësisht, sipas autoriteve nuk kanë mundur ende të identifikojnë pronarin e ndërtesës.
Vëmendja për këtë vend të shenjtë është përqëndruar për shkak të një skandali kohët e fundit në rrethinat e një kodre artificiale, që u kthye në një banesë, një ndërtesë ekstravagante e ndërtuar pa leje në majën e një qiellgërvishtësi në Pekin.
(e.m/BalkanWeb)