SHBA, zjarr në një Kishë Ortodokse shqiptare në Boston
BOSTON- Zjarr në një Kishë Ortodokse shqiptare në jug të Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zjarri ka shpërthyer në orën 9:13 minuta me orën lokale në Kishën Ortodokse Shqiptare “Gjon Pagëzori”, e cila frekuentohet nga besimtarët që në vitet ’30, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.
Zjarri shpërtheu mes Kishës dhe një ndërtese të famullisë shkruajnë mediat në Boston, ndërsa flakët u përhapen me shpejtësi në çatinë e ndërtesës.
Sipas autoriteteve të zjarrfikësve, nuk dihet ende nëse shkak për zjarrin ka qenë ndonjë qiri i ndezur, por aktualisht janë duke u kryer hetimet. Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona në Kishë, ndonëse disa punonjës të zjarrfikëses kanë marrë disa plagë të lehta gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.
Ditën e dielë në këtë Kishë ishin te pranishëm 150 besimtarë dhe që prej asaj dite objekti fetar nuk është frekuentuar nga asnjë person.
(e.m/News24/BalkanWeb)