Vrasje në Kamëz pas një sherri banal, kapet autori

Një i ri është ekzekutuar mbëmjen e djeshme në Kamëz vetëm një natë para Vitit të Ri. Armando Frroku është qëlluar për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamëz vetëm pak km larg Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 dhe mësohet se shkak është bërë një debat mes viktimës dhe vrasësit për vendin e parkimit.
Sherri banal i nisur brënda lokalit ka degjeneruar në sherr në ambientet e jashtme deri në përdorimin e armëve. Në sherr e sipër autori i ngjarjes Kujtim Prenga ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar Frrokun duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas kësaj autori është larguar dhe në ndjekje të tij është vënë policia e lajmëruar për ngjarjen.
Në një operacion në kohë rekord uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimet e autorit Kujtim Prenga, ndërsa mundohej të largohej nga qyteti ku kishte kryer krimin. Policia bëri më dije se ngjarja ka ardhur për motive banale dhe ndoshta edhe pak në kushtet e konsumimit të alkolit.
Pas arrestimit autori Prenga është shoqëruar në Komisariatin 5, ku do të vihet përballë akuzës për vrasje. Ndërkohë që viktima Armando Prenga megjithëse është dërguar në spital nuk u ka mbijetuar dot plagëve.