E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, rritet bilanci i viktimave nga tërmeti

Rritet në 25 të vdekur dhe më shumë se 160 të plagosur bilanci i tërmetit 5.4 ballësh që tronditi Kinën të enjten.
 

Sipas shërbimit gjeologjik amerikan tërmeti e kishte epiqendrën pranë kufirit me Mianmarin.
 

Ndërkaq, mediat shtetërore në Kinë raportojnë se tërmeti ka shkaktuar shumë dëme. Për pasojë shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe disa zona janë pa energji elektrike.
 

Agjencia kineze Xinhua raporton se në këtë zonë të vendit janë regjistruar më parë disa lëkundje më të lehta sizmike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›