Priten protesta masive në Arabinë Saudite

Autoritetet në Arabinë Saudite po përgatiten për një protest masive të lajmëruar gjatë ditës së sotme, të organizuar me anë të internetit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se pritje të protestës, forcat e sigurisë kanë shtuar ndjeshëm praninë në kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Demonstruesit pritet të bëjë thirrje për liri më të mëdha politike në mbretërinë konservatore.
Protesta është organizuar disa ditë pasi Mbreti Abdullah shpalli të paligjshme të gjitha llojet e tubimeve.
Ajo vjen një ditë pasi policia hapi zjarr ndaj disa protestuesve në një provincë lindore të vendit, ku për pasojë mbetën të plagosur 4 persona.