E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e Britania, thirrje për njohje të kryengritësve në Libi

Ndërsa forcat e kolonelit Muamer Gadafi, i kanë intensifikuar kundërsulmet e tyre ndaj luftëtarëve kryengritës, Franca dhe Britania, së bashku kanë ftuar që Bashkimi Evropian ta njohë Këshillin e rebelëve të Libisë si entitet i vlefshëm politik.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, në një letër të përbashkët, thanë se është bërë e qartë se regjimi i Gadafit e ka humbur legjitimitetin dhe se ai dhe grupi i tij duhet të largohen nga pushteti.

Kriza në Libi do të jetë në krye të axhendës të samitit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›