Ministrat e BE-së diskutojnë emigracionin
Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian janë tubuar në Bruksel në një takim special për të adresuar problemet e bllokut me emigracionin.
Ministrat do të diskutojnë propozimet e Komisionit Evropian që të lejojë kthimin e përkohshëm të kontrollit të kufijve të zonës së lirë Shengen, në rast të një fluksi të papritur të imigrantëve.
Propozimi erdhu në prill pasi Italia dhe Franca patën mosmarrëveshje rreth ardhjes së afro 28 mijë emigrantëve nga Afrika Veriore.