E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, sulm me sëpatë në një kopsht, vriten 3 fëmijë

KINË- Një ngjarje tragjike ndodhin në Kinë, në një kopsht fëmijësh. Një person i armatosur me një sëpatë, është futur brenda një kopshti e ka sulmuar fëmijët. Nga sulmi humbën jetën tre fëmijë, ndërsa 30 të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në provincën jugore të Guangxi. Sipas policisë personi që kreu sulmin ishte me probleme mendore.

Dy vitet e fundit Kina është përfshirë nga një valë sulmesh të ngjashme, nëpër shkolla e kopshte. Nga viti 2010 janë vrarë 21 fëmijë, në shumicën e rasteve sulmet janë kryer nga njerëz që kanë humbur punën ose të divorcuar.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›