KKRT nuk mund të kontrollojë shpërndarjen e reklamave
TIRANE-Në një dalje të djeshme në shtyp, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, Endira Bushati deklaroi se monitorimi i shpërndarjes së publicitetit shtetëror nëpër media nuk është kompetencë e institucionit të saj. Duke pranuar se nëpër ekranet shqiptare ka probleme me respektimin e etikës, Bushati theksoi se diçka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë as me ndryshimet e reja që po bëhen në legjislacionin përkatës.
“Nuk është kompetencë e KKRT-së. Ligji aktual, por edhe projektligji që është në fazën përfundimtare të miratimit në Kuvend, nuk parashikon rol investigues të KKRT-së në këtë drejtim”, - tha Bushati.
Lidhur me atë që Partia Socialiste e quan skandali i reklamës shtetërore, u prononcua dje edhe Edi Rama, kreu i kësaj force politike. Kryetari socialist Edi Rama, prej Zagrebit ku ndodhet për një vizitë, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ njoftoi se skandali i financimit abuziv të mediave propushtet ka hapur siparin e transparencës ‘non stop’ të fakteve dhe shifrave të korrupsionit qeveritar. “Të gjitha faktet dhe shifrat do bëhen publike një nga një, e së shpejti në një website të posaçëm çdo qytetar mund të marrë e të japë informacion”, - shkruante Rama, në faqen e tij në ‘Twitter’.
(d.b/GSH/BalkanWeb)