Udhëzimi: Shoferët, kurs aftësimi 60 orë
TIRANE-Qeveria ka ndryshuar dispozitat ligjore për vlefshmërinë e patentave për drejtimin e automjeteve. Një udhëzim i publikuar dje në Fletoren Zyrtare, përcakton se drejtuesit e mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D dhe DE do t’i nënshtrohen një kursi, për t’u pajisur me certifikatën e aftësimit profesional. Në këto kategori përfshihen mjetet me kapacitet më të madh se 8 vende, si dhe me tonazh më të lartë se 3.5 ton. Drejtuesit e këtyre mjeteve do t’i nënshtrohen një kursi aftësimi profesional, pas të cilit do të pajisen edhe me lejen përkatëse, që do t’u mundësojë drejtimin e automjeteve. Certifikata e aftësimit profesional do të lëshohet në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit të kandidatit dhe për këtë arsye ajo përbëhet nga këto tipa:
Tipi KC, për drejtuesit e automjeteve teke me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë C; Tipi KC+E, për drejtuesit e automjeteve të artikuluar dhe gjysmërimorkiatorëve, dhe tërheqjen e rimorkiove, nëse përdoruesi i tyre është i pajisur me leje drejtimi të kategorisë CE; Tipi KD, për drejtuesit e autobusëve dhe automjeteve të tjera të destinuara për transportin e pasagjerëve, që kanë më shumë se 8 ndenjëse, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D; Tipi KD+E, për drejtuesit e automjeteve të artikuluara, gjysmërimorkiove për transportin e udhëtarëve, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë DE.
Kurset
Kualifikimi dhe trajnimi periodik i kandidatëve që do të kërkojnë të pajisen me certifikatë, si përdorues të mjeteve rrugore motorike dhe të kombinuara, drejtimi i të cilave kërkon aftësimin e detyrueshëm profesional, bëhet vetëm në autoshkolla që janë autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Programet mësimore që do të aplikohen gjatë kualifikimeve dhe trajnimeve periodike, përpilohen nga DPSHTRR-ja në përputhje me kërkesat e “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”. Kualifikimi dhe trajnimi periodik, në përmbushje të detyrimeve të direktivave të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian, do të realizohet nëpërmjet një programi mësimor, që do të aplikohet në kurset e trajnimit përkatës dhe që përbëhet nga 60 orë mësimi teorik, të cilat do të kryhen në jo më pak se 15 ditë dhe 10 orë të praktikës mësimore, të cilat do të zhvillohen në jo më pak se 5 ditë.
Programet mësimore që do të aplikohen gjatë kualifikimeve dhe trajnimeve periodike, përveç rifreskimit të njohurive të fituara në kualifikimet e mëparshme do të përmbajnë edhe pasqyrojnë të gjitha zhvillimet e reja në legjislacionin rrugor të vendit dhe atë ndërkombëtar, si dhe të rejat në fushën e teknologjisë së prodhimit dhe ndërtimit të mjeteve rrugore. Të gjithë kandidatët që kanë vijuar rregullisht kurset e kualifikimit do t’i nënshtrohen një testimi teorik dhe praktik pranë drejtorisë rajonale, ndërsa kandidatët që kanë vijuar rregullisht kurset e trajnimit periodik i nënshtrohen vetëm testimit teorik. Pas përfundimit me sukses të testimit, kualifikimi do të certifikohet me lëshimin e CAP.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)