E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, zjarr në fabrikë, 55 të vdekur

Të paktën 55 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë një fabrikë përpunimi të mishit të pulës në verilindje të Kinës.

Mediat shtetërore theksuan se zjarri ka shpërthyer rreth orës gjashtë, sipas kohës lokale, në kompaninë Jilin Baoyuan, në qytetin Mishazi në provincën Jilin.

Thuhet se 300 persona ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri, dhe rreth 100 kanë arritur të shpëtojnë.

Agjencia e Lajmeve Xinhua citoi zjarrfikësit të kenë thënë se përpjekjet për të shpërtuar punëtorët janë vështirësuar nga daljet e ngushta dhe struktura e ndërtesës.

Raporti tha se punëtorët dëgjuan një zhurmë të papritur dhe pastaj panë tymin.

Dyshohet se shkak për zjarrin është një defect në sistemin elektrik të fabrikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›