Kinema, Ford serish ne Indiana Jones 5

Duam te bejme nje film te ri dhe mezi po pres te degjoj idene e Spielberg. Me keto fjale producenti Frank Marshall ka bere te ditur se eshte ne program nje Indiana Jones numer 5.
Sado e pamundur te duket ideja, ajo eshte konfirmuar edhe nga fakti se vete Steven Spielberg ka folur personalisht per projektin.
Lajmi ka marre dhene edhe ne internet, ku flitet per vazhdimin e episodit te katert te sages, Indiana Jones dhe Mbreteria e Kafkes se Kristalte.
Xhirimet per filmin do te nisin ne vitin 2010 nga kompania Lucasfilm dhe pritet te dale ne kinema ne 2011-en, kur protagonisti Harrison Ford do te jete 69 vjec.