E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carlos Santana, koncert në Shkup

Një koncert i veçantë do të jepet ditën premte në qytetin Shkupit. Një prej emrave më të njohur të muzikës botërore do të performojë me kitarë në këtë qytet. Kështu një prej kitaristëve më të mirë të të gjitha kohërave, Carlos Santana do të japë të premten një koncert në stadiumin e kryeqytetit maqedonas, Shkup. Në karrierën e tij shumëvjeçare, Santana ka shitur mbi 90 milionë albume dhe ka zhvilluar koncerte përpara më shumë se 100 milionë njerëzve, ka fituar 10 çmime ''Grammy'', tre çmime ''Latin grammy'' si edhe ndodhet në vendin e 15-të në listën e përjetshme të 100 kitaristëve më të mirë në botë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›