E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë,refuzohet kërkesa e disidentit për pezullimin e gjobës

Refuzohet për herë të dytë nga një gjykatë në Kinë kërkesa e disidentit të famshëm kinez Ai Weiwei për të pezulluar gjobën prej 2.4 milionë dollarësh për shkak të evazionit fiskal.

Vetë disidenti kinez e ka cilësuar vendimin e gjykatës të turpshëm.

“Njerëzit thonë: E dije rezultatin që nga fillimi. Është e vërtetë. Rezultati i sotëm nuk është dashur të jetë i tillë. Kina do të duhej të ndryshonte çdo ditë, por, në të vërtetë, kjo nuk po ndodh. Ne ende po jetojmë nën një sistem të kalbur legal”, ka thënë desidenti kinez Weiwei.
Rasti shihet nga aktivistët si një përpjekje për të heshtur artistin e zëshëm, i cili në mënyrë të vazhdueshme kritikon qeverinë kineze për abuzimin me sundimin e ligjit dhe të drejtat e qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›